Flash

Rama sot në Kosovë, takime me të gjithë liderët

Lapsi.al 29 June 2020
Rama sot në Kosovë, takime me të gjithë liderët

Edi Rama do të shkojë sot në Kosovë. Në vizitën e tij zyrtare, Rama do të zhvillojë disa takime radhazi.

Rama do takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

Rama pritet të qëndrojë në Kosovë pikërisht në një situatë shumë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të  fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Madje Rama gjatë javës së kaluar qëndroi në Parlamentin e Shqipërisë ku iu drejtua qytetarëve dhe deputetëve lidhur me luftën e pastër të UÇK-së si dhe drejtimin e komandantëve të UÇK-së, disa prej të cilëve tash e sa vite janë pjesë e strukturave politike e udhëheqëse.

Të këshilluara

FOTO/ Trafik kilometrik nga Radhima në Vlorë

Aksi rrugor nga Radhima në Vlorë është vetëm 14 kilometra po për ta përshkruar gjatë fundjavave në verë do të duhet edhe 2 orë. Shkak është fluksi i automjeteve...

18:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI