Flash

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër pozitive me COVID-19, nisin testimet e punonjësve

Lapsi.al 29 June 2020
Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër pozitive me COVID-19, nisin

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Nënkryetarja ka bërë testin një ditë më parë dhe sot ka marrë konfirmimin si e infektuar. Sipas burimeve Koliqi ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i vetmi problem është temperatura 37.5.

Tashmë pas përgjigjes Koliqi ndodhet në karantinë në banesën e saj. Pas konfirmimit të saj me COVID-19 një sërë punonjësish të Bashkisë Shkodër po bëjnë tamponet kryesisht ata që kanë patur kontakte me nënkryetaren Koliqi.

Sipas burimeve është e paqartë se ku është infektuar nënkryetarja ndërsa burime pranë saj bëjnë me dije se ka dyshime se mund ta ketë marrë në ndonjë dyqan.

Dita e fundit kur ka qenë në punë ka qenë dita e enjte e javës së kaluar, më 25 qershor. Tashmëpo merren masa për testet ndaj punonjësve të tjerë por edhe dezinfektimin e zyrës së nënkryetares dhe mjediseve të tjëra të Bashkisë Shkodër.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet këtë javë, moti do të jetë favorizues. Do ketë temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin. Reshjet ...

10:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI