Flash

Bashkëpunëtor në masakrën e Kurbinit/ Gjykata jep masën e sigurisë për Ilir Xhepajn

Lapsi.al 29 June 2020
Bashkëpunëtor në masakrën e Kurbinit/ Gjykata jep masën

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ilir Xhepajn, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmenëve, në Laç.

Ilir Xhepaj akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, të cilët humbën jetën në një atentat në sheshin e një hoteli mbrëmjen e 30 majit.

“Pas disa ditësh ndjekje dhe kontrolle në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Ndjekja”, duke çuar në pranga 33 vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore”,njoftoi policia, diten e djeshme.

Xhepaj akuzohet gjithashtu edhe për një plagosje tjetër me armë zjarri po në Laç, ngjarje e ndodhur më 15 maj ku mbeti i plagosur shtetasi me iniciale Z. M.

Roli i Xhepajt në atentatin me dy të vrarë

Gjatë aksionit për vrasjen e dy personave brenda hotelit në Laç përkatësisht, Paulin Gjergji dhe Bujar Likajt, morën pjesë katër persona, ndërsa Eduart Lamaj dyshohet si atentatori kryesor, i arrestuar tashmë nga policia.

Ndërkohë, Xhepaj ka mbajtur të neutralizuar dy djemtë e njërit prej viktimave, duke mos i lejuar ata të dalin nga makina e tyre “Range-Rover”, ndërsa ndaj babait organizohej vrasja brenda hotelit. Gjatë vrasjes, Eduart Lamaj, autori kryesor i krimit mbeti i plagosur me armë pas reagimit nga ana e njërit prej viktimave.

Ka qenë sërish Xhepaj bashkë me të kërkuarin tjetër, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), që kanë hyrë brenda dhe kanë nxjerrë të plagosurit prej andej, për tu zhdukur më pas.

Xhepaj konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë në Mamuras dhe Kurbin. Ai është nga fshati Gjorm, i Mamurasit dhe autorët, por edhe Bujar Hasani njiheshin me njëri-tjetrin për shkak se janë nga e njëjtat zonë.

Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Lezhës. Ai ishte dënuar për një grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI