Flash

“Rënia më e madhe në 8 vite”/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë numëron shkaqet: Klimë e pafavorshme biznesi

Lapsi.al 29 June 2020
“Rënia më e madhe në 8 vite”/ Presidenti i

Indeksi i besimit të Dhomës Amerikane që mat klimën e të bërit biznes ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço gjate konferences se sotme, ne prani edhe te ambasadores amerikane ne vendin tone ka thene se ky indeks ka shenuar renien me te madhe ne 8 vjet, duke shkuar ne 38 pikë nga 100 të plota.

Sipas tij, është dyfishuar numri i anëtarëve të Dhomës që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi.

Per kete, ai numeron si arsye monopolet, tregtia e pandershme, klia politike, po ashtu trendi negativ për gjetjen e stafit të kualifikuar.

Jaço konfirmon se në dy vitet e fundit Indeksi ka rënie dhe sektori privat duhet të jetë në një situatë aktive. Sipas tij, situata post- covid do jetë e jashtëzakonshme por hapja e mundshme e negociatave për Shqipërinë mund të jetë një oportunitet shumë i madh për biznesit.

”Kompani që përfaqësojnë 20-25% të ekonomisë shqiptare. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite. Kompanitë përafqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizmi, ekonomi, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe. Një nga për të qenë i saktë, shkalla është nga 0-100. Thjeshtësuar mund ta cilësojmë mbi 50 klimë e favorshme nën 50 e pafavorshme. Klima ka qenë e pafavorshme. 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% neutrale. Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Situata me monopolet, tregti e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite, gjetja e stafit të kualifikuar. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit”- ka thene ai.

Sipas tij, eshtë dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme.

“Por ka dhe lajme të mira. Anëtarët tanë ndjejnë një konfidencë me institucionin e doganave dhe tatimet. Të dyja këto elemente qëndrojnë tek 60 pikët si nivel. Dua të falënderoj Gjon Bardhin e Doganave dhe Delina Ibraimajn nga Tatimet. Anëtarët e shohin të ardhmen pozitive. Ne i pyesim jo vetëm për aktualitetin por edhe për të ardhmen. Ata shprehen optimistë. Me hapjen e mundshme të negociatave është oportunitet i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Rezultat e Indeksit nuk janë të mira, dhe duhet të vendosemi në një situatë aktive. Sitauta post- covid do të jetë e jashtëzakonshme. Të punojmë së bashku, sidomos privati, të punojë ngushtë me institucionet publike. Shqipëria është vendi më atraktiv për investime të huaja.”- tha Enio Jaço.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet këtë javë, moti do të jetë favorizues. Do ketë temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin. Reshjet ...

10:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI