Flash

Basha: Gjysmë-paketat s’dhanë efekt gjatë pandemisë, kryeministri vijoi me pagesat 1 milionë € tek Klodian Mërtiri dhe inceneratorët

Lapsi.al 29 June 2020
Basha: Gjysmë-paketat s’dhanë efekt gjatë pandemisë,

Lulzim Basha është takuar në Shëngjin me operatorët turistikë të cilët janë përballur me krizën nga pandemia.

Një nga ta, Dritani thotë se turizmi në Shëngjin është në pasiguri totale pasi kufijtë janë mbyllur kurse Shqipëria ka fituar imazhin më keq se Italia sa i përket koronavirusit.

Basha nga ana tjetër bëri me dije se PD ka plan ekonomik për turizmin, por situata nuk ndryshon dot brenda javës dhe operatorët turistikë duhet të ngrejnë zërin. Lideri demokrat theksoi se gjysmë- paketat e qeverisë nuk dhanë asnjë efekt gjatë pandemisë dhe prania e shtetit në turizëm është zero.

Ai shton se ky duhet të jetë një mësim i mirë për qeverinë që vjen, që të heqë dorë nga praktikat korruptive të pagesave 1 milionë euroshe ndaj Klodian Mërtirit dhe inceneratorëve, por t’u kthehen taksat operatorëve turistikë dhe qytetarëve që kanë 30 vite që i paguajnë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI