Flash

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik

Lapsi.al 24 June 2020
Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore në Këshillin

Përfundoi me një marrëveshje mbledhja e Këshillit Politik që nisi në orën 17:00 dhe zgjati rreth 4 orë e 30 minuta. Palët kanë arritur dakordësinë për Kodin Zgjedhor që të hënën i shkon kuvendit. Dakordësi është arritur edhe për votën e emigrantëve.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se u pranua propozimi i opozitës p[ër KQZ-në.

"U pranua propozimi i tretë duke u siguruar garanci që KQZ-ja të mos ketë persona që të jenë të inkriminuar politikisht. Dakordësia e datës 5 qershor do të jetë e plotë. Garancitë të jenë të plota dhe qeveria të mos prekë administrimin e zgjedhjeve. Në ditët në vijim do të trajtohen çështje , do të përfundojë draftimi i tyre. Besoj që me mbledhjen e sotme kodi zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet. Opozita do të sigurojë rrotacionin politik", - tha Bylykbashi.

Ndërsa Damian Gjiknuri tha se Puna e Këshillit Politik ka përfunduar në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe se në të janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe frikërat që opozita kishte për votën.

"Plotësuam kërkesat që kishte opozita për ato garanci që kanë ekzistuar në ligjin aktual. Për ne është e rëndësishme që ligji zgjedhor të reflektojë frikat e opozitës që të hyjnë në zgjedhje të gjithëpranuara. Për këto dy- tre ditë teksti i dërgohet Kuvendi, nuk ka më debate, janë vetëm çështje teknike. E rëndësishme është që kemi një ligj zgjedhor të gjithëpranuar, jo më i mirë por që rregullat e lojës të jenë pranuar nga palët.

U la që përzgjedhja të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një të dërguar të saj që të bëjë përzgjedhjen. Ai do të ketë të drejtën e përjashtimit apo përzgjedhjes në një grup personash. Për Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik e mbylli punën, por do të mblidhet për financimin e partive dhe referendumet, vota e emigrantëve është një e drejtë e garantuar", - tha Gjiknuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gazetari Berat Buzhala, pozitiv me covid-19

Gazetari Berat Buzhala i Gazeta Express është prekur nga koronavirusi. E ka pranuar vetë ai në një postim në rrjetet sociale. Thtë se ka pak shenja dhe se koleg...

20:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI