Flash

Basha për Thaçin: Asgjë nuk e përdhos dot sakrificën e UÇK

Lapsi.al 24 June 2020
Basha për Thaçin: Asgjë nuk e përdhos dot sakrificën

Nuk ndalen reagimet nga Tirana për aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se asgjë nuk mund ta përdhosë sakrificën e UÇK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.

Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor” – shkruan Basha në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gazetari Berat Buzhala, pozitiv me covid-19

Gazetari Berat Buzhala i Gazeta Express është prekur nga koronavirusi. E ka pranuar vetë ai në një postim në rrjetet sociale. Thtë se ka pak shenja dhe se koleg...

20:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI