Flash

DW zbardh prapaskenat: Si po lobon BE për një takim Kosovë - Serbi në korrik

Lapsi.al 24 June 2020
DW zbardh prapaskenat: Si po lobon BE për një takim Kosovë -

Ndërsa të gjithë presin me kureshtje se ç'do të dalë nga takimi mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Berlini dhe Parisi organizojnë një takim tjetër mes Kosovës dhe Serbisë.

Formati është përcaktuar pak a shumë qysh në konferencën e Berlinit, në prill 2019 dhe është në vazhdën e përpjekjeve serioze që po bën kancelarja Merkel dhe Presidenti francez Macron për ta mbajtur nën udhëheqjen e BE dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Takim në korrik në Paris

Pra, sipas burimeve të DW, ftesë do t'u bëhet ndër të tjera si kryeministrit Hoti ashtu edhe presidentit Thaçi, dhe homologëve të tyre serbë. Takimi i nivelit të lartë do të jetë real, jo virtual. Dhe pritet të bëhet qysh në javën e dytë të korrikut. Kjo konferencë qe planifikuar të bëhej qysh një vit më parë, po në korrik, kur e Ngarkuara e Komisionit të BE-për Politikën e Jashtme ishte Federica Mogherini. Tani kemi një komision të ri, dhe një të ngarkuar të ri për bisedimet, pra, Miroslav Lajçak, i cili gëzon besimin e plotë si të Francës ashtu edhe të Berlinit.

Marrëveshje e re mbi një projekt të vjetër

Edhe nesër pritet të ketë një takim mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Mund të duket si garë mes Lajçakut dhe Grenellit. Por vëzhguesit në Gjermani janë të bindur se kjo garë ka të bëjë më tepër me shpejtësinë e bisedimeve sesa me përmbajtjen. Burime diplomatike nga Berlini presin që edhe ky takim të përfundojë si ato të mëparshmit, me një "letër" të re "of intend", këtë radhë për një projekt të vjetër: Mini-Schengenin.

Por pyetja që shtrohet është se përse nxiton presidenti amerikan të merret me këtë? Në një koment në Frankfurter Allgemeine Zeitung, korrespondenti i kësaj gazete për Ballkanin, Michael Martens, shpreh shqetësimin se presidenti amerikan Donald Trump mund ta përdorë këtë zgjidhje në kuadër të bisedimeve në Uashington, të cilat ai i paraqet si "bisedime për paqen", si justifikim për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

BE nuk bën dot pa SHBA

Në qarqet qeveritare dhe diplomatike nga Berlini ky nuk është një skenar i dëshiruar. Edhe, pse nga njëra anë, ndoshta largimi i SHBA nga BE-ja mund t'i sillte qetësi Brukselit që të merrej më qetë me dy vendet, që dëshiron t'i anëtarësojë në BE. Por nga ana tjetër, edhe Berlini, edhe Parisi e dinë shumë mirë, se pa SHBA-të ata nuk duan, dhe nuk mund të arrijnë kurrë një paqe të qëndrueshme në rajon. Prandaj edhe takimi i nesërm në Bruksel dhe i, pas gjase, 10 korrikut në Paris pritet të jetë më tepër për të mbështetur procesin afatgjatë të gjetjes së gjuhës së përbashkët mes dy vendeve, konflikti mes të cilave ekziston prej më shumë se 100 vjetësh. /DW

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI