Flash

Shihni si mbeti Pandeli Majko kur u pyet për shembjen e Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Lapsi.al 24 June 2020
Shihni si mbeti Pandeli Majko kur u pyet për shembjen e Teatrit

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko nuk reagoi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 Majit, ndonëse ishte shprehur kundër shembjes së tij. I ftuar në Abc News, ish kryeministri dha një arsye sa komike aq edhe ironike mbi këtë qëndrim të tij.

Sapo kishte kryer operacion në gojë, gjë e cila e pengoi të fliste, kështu tha Majko. Por ky ngjan të jetë një justifikim shumë banal dhe që s'i shkon përshat një ish-kryeministri. Nëse Majko ka patur problem artikulimin për shkak të operacionit, fare mirë mund të shkruante një deklaratë në Facebook.

Por 'lepuri' fle gjetkë, Majko fshehu kokën si struci teksa fadromat i mësynë Teatrit Kombëtar natën. Ish-kryeministri u bë palë me shumë socialistë e rilindas të tjerë që mbrojtën në mënyrë kolektive krimin monstruoz të shembjes së një objekti me rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm. Në videon më poshtë shihni cfarë ka thënë Majko konkretisht kur u pyet nga gazetari se përse nuk i tha dicka kryebashkiakut Erion Veliaj përpara se Teatri të shembej.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI