Flash

Rëndohet bilanci i Covid në Maqedoninë e Veriut, 136 të infektuar dhe 8 të vdekur gjatë 24 orëve

Lapsi.al 24 June 2020
Rëndohet bilanci i Covid në Maqedoninë e Veriut, 136 të

Maqedonia e Veriut regjistroi një tjetër bilanc negativ këtë të mërkurë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 136 raste të reja pozitive me Covid-19, ndërsa 8 persona humbën jetën. Lajmi i mirë është se 43 pacientë janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orë janë kryer 1,208 teste. Shumica e rasteve të reja me Covid janë nga Shkupi - 80 dhe Tetova - 24 raste.

Viktima janë dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy pacientë nga Tetova, një nga Velesi dhe një pacient nga Kërçova.

Aktualisht në spital janë të shtruar 93 pacientë, 36 prej tyre po trajtohen me oksigjen ndërsa nuk ka asnjë pacient në ventilim mekanik.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5,445, numri i pacientëve të rikuperuar është 2.091, numri i vdekjeve është 259, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3,095.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI