Flash

Pas përplasjeve të forta/ Berisha reagon për aktakuzën ndaj Thaçit

Lapsi.al 24 June 2020
Pas përplasjeve të forta/ Berisha reagon për aktakuzën ndaj

Ish-kryeministri Sali Berisha njihet për përplasjet e tij të forta me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Vitet e fundit ata kanë shkëmbyer akuza të rënda për çështjen e ndarjes së Kosovës.

Ish-kreu i qeverisë shqiptare ka bërë një reagim të shkurtër në rrjetet sociale për ngritjen e aktakuzave për Thaçin nga Gjykata Speciale duke i ndarë “individët e veçantë” nga lufta e UÇK-së ndërsa “uron që të akuzuarit të provojnë pafajësinë e tyre”. Berisha bën edhe një vlerësim për tërheqjen e Thaçit nga takimi i Uashingtonit.

“Reagim! Akuzat ndaj individeve te veçante nuk mund zbehin luften çlirimtare te Kosoves si faqen me te ndritur te qendreses shqiptare per liri e dinjitet kombetar, qe nga luftrat e Skenderbeut.

Uroj qe te akuzuarit te provojne para botes pafajesine e tyre. Vleresoj vendimin e z.Thaçi per te mos perfaqesuar Kosoven ne takimin e Washingtonit” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gazetari Berat Buzhala, pozitiv me covid-19

Gazetari Berat Buzhala i Gazeta Express është prekur nga koronavirusi. E ka pranuar vetë ai në një postim në rrjetet sociale. Thtë se ka pak shenja dhe se koleg...

20:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI