Flash

"Rroftë tërmeti", Berisha denoncon Ramën e Veliajn për grabitjen e truallit të 41 pallateve në Tiranë

Lapsi.al 23 June 2020
"Rroftë tërmeti", Berisha denoncon Ramën e Veliajn

"Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po grabisin trojet e 41 pallateve në Kombinat". Ky është denoncimi i publikuar pak më parë nga ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, në vend të rindërtimit të banesave në të njëjtën zonë, ata po i transferojnë banorët në Vaqarr. Berisha shton se, kjo bëhet me qëllim grabitjen e pronave në Kombinat për klientët e tyre.

"Rroftë tërmeti!

Edvin Hajduti dhe Lal Plehu grabin trojet e 41 pallateve te banoreve te vjeter te Kombinatit dhe i degtisin ata ne Vaqarr.

Ata shfytezojne demtimin e ndertesave te Kombinatit nga termeti dhe ne vend qe te shembin ndertesat e demtuara dhe ne trojet e tyre te ndertojne te rejat kane vendosur qe ndertesat e reja per te demtuarit nga termeti ti ndertojne disa kilometra pertej Kombinatit ne fshatin Vaqar dhe trojet e ndertesave te prishura, prone me ligj e banoreve te ketyre ndertesave te cilat kushtojne se paku tre fishi i tokes ne Vaqar, ti grabisin dhe ti zhvillojne me klientelen e tyre mafjoze te ndertimit.

Kjo eshte nje mega vjedhje e paskrupullt e prones se qindra e qindra familjeve te 41 pallateve qe do prishen.

Ndaj me kete rast ju bej thirrje banoreve te Kombinatit te ngrihen ne protesta te fuqishme dhe te mbrojne me te gjitha mjetet e mosbindjes civile trojet e tyre te ligjeshme nga Edvin Hajduti dhe Lal Plehu.

Lexoni ketu me poshte denoncimin ne gazeten Standart te kesaj megavjedhje te Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut".

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI