Flash

Parashikimi/ Çfarë rezervon moti për nesër

Lapsi.al 23 June 2020
Parashikimi/ Çfarë rezervon moti për nesër

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak publikon parashikimin e motit për ditën e nesërme në territorin e vendit. Ndryshe nga sot dita nesër nis me kthjellime në një pjesë të madhe të vendit dhe duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura (përjashtuar vijën bregdetare).

Parashikimi:

“Një tjetër ditë sot e cila nisi me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Megjithatë në momentet që po flasim përgjatë ultësirës perëndimore kanë nisur kthjellimet ndërsa vranësirat mbeten përgjatë relieveve kodrinore-malore. Deri në orët e vona të pasdites këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Por si do të vijoj moti për ditën e nesërme? Ndryshe nga sot dita nesër nis me kthjellime në një pjesë të madhe të vendit dhe duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura (përjashtuar vijën bregdetare).

Vranësirat në relievet kodrinore-malore do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive, dhe lokalisht në formë rrebeshesh shoqëruar me breshër.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohe nga 15ºC në relievet malore deri në 19ºC në ato të ulta. Temperaturat në vlerat e mesditës pritet të pësojnë rritje dhe parashikohen nga 25ºC në relievet malore deri në 32ºC në ato të ulta”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI