Flash

Il Giornale: Shqipëria u vë stërkëmbëshin bizneseve italiane

Lapsi.al 23 June 2020
Il Giornale: Shqipëria u vë stërkëmbëshin bizneseve

Ishte 19 shtatori i vitit të kaluar kur kryeministri shqiptar Edi Rama, nga Fiera del Levante në Bari, nuk përdorte fjalë në erë për të tërhequr investitorë italianë në vendin e shqiponjave.

Pastaj erdhi coronavirusi dhe qeveria e Tiranës, për të demonstruar miqësinë e saj, na dërgoi mjekët e saj për të na ndihmuar në kufizimin e infeksionit.

Por pas pandemisë, një surprizë e pakëndshme bie mbi firmat italiane të sektorit të energjisë që në vitet e fundit kanë vendosur të punojnë nga ana tjetër e Adriatikut. Janë të shumta, sidomos PMI, dhe i shesin energji qeverisë.

Kalkulimi i çmimit të shitjes së energjisë së prodhuar nga privatët (16% e nevojës kombëtare më 2019) është fiksuar në fillim të vitit me një llogari të lidhur me indeksin e Bursës hungareze dhe me kursin e këmbimit euro/lek. Por në maj Rama uli koeficientin, duke reduktuar çmimin rreth 8%.

Një goditje e ulët dhe jo vetëm kaq. Qoftë sepse, siç kujton zyra e ICE në Tiranë, bëhet fjalë për ‘ndryshimin e tretë të njëanshëm të imponuar nga qeveria shqiptare mbi investitorët e sektorit hidroenergjetik’.

Qoftë edhe se, sipas zërave të përsëritur, qeveria shqiptare mund të ngrejë tatimin mbi fitimin për ndërmarrjet nga 15% që është sot në 17-20%, duke zhvlerësuar regjimin e lehtësirave fiskale që iu interesonte pikërisht firmave të energjisë. Ekziston frika që qeveria dëshiron monopolin shtetëror të energjisë.

‘Jemi të gatshëm të ulemi në tryezë me kryeministrin Rama’, thotë presidenti i Confindustria Albania, Sergio Fontana, i cili paralajmëron: ‘Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të tërhequr investime, duke fiksuar me të gjithë aksionarët çmime energjie që këtë investime të mëdha të mund të jenë fitimprurëse’. 

‘Shqipëria është e pasur me ‘arin blu’ (rezervat ujore) që meriton të shfrytëzohet si energji e gjelbër’, vazhdon Fontana, ‘por për këtë duhet që Shqipëria të vendosë rregulla të standardeve evropiane'. 

Nga Massimo Malpica-IL GIORNALE

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI