Flash

Basha në Zall Bastar: Plan për të patur prioritet fermerin shqiptar, jo për t’i çuar lekët tek mafiozët e inceneratorëve

Lapsi.al 23 June 2020
Basha në Zall Bastar: Plan për të patur prioritet fermerin

Lulzim Basha është ndaluar në Zall Bastar të Tiranës ku ka takuar një fermer dhe u njoh me ankesat, problemet dhe vështirësitë  e tij.

Basha thotë se qeveria e nesërme ka një plan që fermeri dhe blegtori shqiptar të jenë prioritet pasi që në vitin e parë buxhetor do i akordohen një shifër jo më e paktë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Lideri demokart thekson se lekët e qytetarëve shqiptarë me planin qeverisës të PD do të rikthehen tek shqiptarët dhe nuk do të shkojnë tek oligarkët apo mafiozët e inceneratorëve të bandës së Lushnjes.

"Për të treguar se nesër me vullnet politik, vizion dhe plan që paratë nuk i çon tek oligarkët dhe mafiozët e inceneratorëve të bandës së Lushnjes, një grusht njerëzish që marrin taksat tuaja dhe jetojnë në luks dhe vjedhin taksat e shqiptarëve, por një qeveri që taksat e shqiptarët i çon tek shqiptarët. Për të zhvilluar dhe për të hapur aktivitet ekonomik dhe bujqësor. Nesër do jetë e mundur që ky vendi i mrekullueshëm të kthehet në një bekim për gjithë shqiptarët." - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI