Flash

Transporti Publik Urban Qytetas refuzon të rinisë punën: S’përballojmë koston e protokollit, na çon drejt falimentit

Lapsi.al 23 June 2020
Transporti Publik Urban Qytetas refuzon të rinisë punën:

Teksa u vendos hapja e transportit ndërqytetas por dhe linjave urbane, Shoqata e Transportit refuzon të nisë punën pa u plotësuar më parë kushtet e vendosur prej tyre.

“Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.

Me anë të kësaj deklarate përgënjështrojmë Ministren e Shëndetsisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.

Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si finaciare ashtu edhe ligjore.” thuhet në deklaratën shpërndarë mediave.

Ndërkohë më herët në një komunikim me ‘News24’ kreu i shoqatës së Transportit, Eneo Sulejmanaj pohoi se zbatimi i 13 pikave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë do t’i çonte ata drejt falimentit.

Sipas tij, ata janë të gatshëm që të nisin punën, vetëm nëse ndryshon ky protokoll, pasi do punohet me kapacitet të përgjysmuar për shkak të kushteve sa i takon situatës me COVID-19. Po ashtu ai ka paralajmëruar edhe protesta, edhe pse nuk lejohen në këtë kohë pandemie.

“Komiteti i Ekspertëve nuk është vendimmarrëse, por institucion këshillues. Nëse e dëgjuam me kujdes, ministrja tha se protokolli i sigurisë mbetet në fuqi. Këtë kundërshtojmë, pasi shtohen kostot. Ky vendim duhet të bëhet zyrtare nga ministrja e Infrastrukturës, pra duhet të vijë në formë shkresore por jo përmes ‘Facebook’. Duhet të ndryshojnë disa nga kërkesat tona. Ne duam që të nisë sa më shpejt shërbimi. Protokolli ka kosto shtesë. Po kush i mbulon këto kosto? Ne na kanë ardhur 13 pika. Ne mund të zbatojmë në transportin ndërqytetas është e realizueshme. Nëse në transportin qytetar është më e vështirë. S’mund të ruhet distanca mes qytetarit dhe faturinos. Ne nuk na dalin shpenzimet me këtë 50 ulje të fluksit. Nuk kemi kapacitete. ne do të dalim në një deklaratë për shtyp. Por me shumë siguri them se do të ketë dhe një protestë.”,- tha Sulejmanaj.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI