Flash

"Bëj si them unë mos bëj si bëj unë"/ Rama si kryetar i OSBE: Duhet të ndjekim të ardhurat e krimit dhe t’i sekuestrojmë

Lapsi.al 23 June 2020
"Bëj si them unë mos bëj si bëj unë"/ Rama si

Edi Rama sygjeroi në Konferencën e Sigurisë si kryetar i OSBE ndjekjen e të ardhurave nga aktiviteti kriminal, si të ishte një lider që ka varrosur krimin në vendin e tij.

Rama predikon këtë aksion ndaj krimit në një kohë kur 7 vitet e qeverisjes së tij jo vetëm që nuk kanë një rekord sekuestrimesh të pasurive kriminale, por janë mbushur skandal pas skandali me vartësit e tij të përfshirë në krim.

Në rastin më të mirë Edi Rama është personi më jo kompetent për të predikuar luftën ndaj krimit, pasi siç është shprehur vetë, nuk ka pasur dijeni për drurët e shtrembër që kishte në rradhët e tij.

Megjithatë, lideri i vendit të cilësuar si "Kolumbia e Europës" nuk kompleksohet për të sygjeruar një metodë lufte të njohur anti-mafioze, e cila së paku neglizhohet në vendin ku krimi ulet këmbëkryq.

“Duhet të ndjekim të ardhurat nga aktivitetet kriminale, duke i sekuestruar. Vigjilenca jonë duhet shtrirë edhe te siguria kibernetike, sepse me rritjen e ndërlidhjes vjen edhe ndërvarësia. Duhet të rrisim sigurinë kibernetike në gjithë rajonin tonë. Duhet të shohim se ç’hapa mund të hedhim përpara. Inkurajoj shtetet anëtare të vijojnë të mbështesin masa që promovojnë sigurinë.

Konsensusi në këtë organizatë është i paktë, por nuk do të jetë e lehtë të arrijmë në konsensus, nëse ankohemi dhe drejtojmë gishtin te të tjerët. Ne u shërbejmë popujve tanë, ata kanë nevojë për ne. Na duhet dialog i mirëfilltë, bashkëbisedim real i mbështetur te respekti. Nëse do të mund të zbatojmë një qasje më proaktive, jam i sigurt që gjërat mund t’i ndryshojmë dhe përmirësojmë. Ky është një mision jo i lehtë, por i nderuar”, tha Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI