Flash

Ditmir Bushati kundër Ramës, për ndihmën që iu dha Vuçiçit në zgjedhje

Lapsi.al 23 June 2020
Ditmir Bushati kundër Ramës, për ndihmën që iu dha

Angazhimi i Tiranës për të nxjerrë masivisht shqiptarët në zgjedhjet serbe, që opozita reale i i bojkotojë si shkak i regjimit të Vuçiçit me sa duket ka tërhequr edhe vëmendjen e ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Ai ka shfaqur në Tëitter një reagim të ndryshëm nga propaganda qeveritare që e ka mbuluar ndihmën e saj për autokratin serb si një përpjekje për të futur sa më shumë shqiptarë në parlament. Në emër të kësaj Gent Caka shkoi në Luginën e Preshevës për të unifikuar partitë shqiptare, ndërsa Edi Rama i bëri thirrje atyre për të dalë në zgjedhje. Por Bushati ka një vështrim tjetër: "Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar. Duhet ndaluar asimilimi! Kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh që ka pak lidhje me një vend Europian duhet t’i vihet përballë platforma e të drejtave të tyre" ka shkruar ai.

Lexo me tej:

Zgjedhjet në Serbi/ Rama thirrje pro farsës së Vuçiçit

Në fakt gjithkush e kupton se në një mjedis monist ka shumë vend për pakicat, por kjo qe zgjedhja që bëri qeveria shqiptare për të kamufluar mbështetjen ndaj regjimit të Vuçiçit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI