Flash

Tragjike/ Hynë në liqen të lahen, humbin jetën 2 fëmijë

Lapsi.al 16 June 2020
Tragjike/ Hynë në liqen të lahen, humbin jetën 2

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Milloshevë, ku humben jetën dy fëmijë, teksa po laheshin në një liqen artificial

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot më, 16.06.2020, rreth orës 15:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit, në një hapësirë me ujë, në formë të një liqeni të vogël artificial, me thellësi disa metra, 3 fëmijë (dyshohet se kishin shkuar të laheshin) dhe dy nga ata, të moshës 9 dhe 11-vjeçar, nuk kanë arritur të dilnin nga uji.

Fëmija i tretë, me vrap ka shkuar dhe kërkuar ndihmë nga qytetarët më të afërt. Po ashtu policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më ekipin mjekësor. Një qytetar ka arrit ta nxjerr nga uji njërin fëmijë. Qytetari dhe ekipi mjekësor i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës, por bazuar në konstatimet e mjekëve trupi ishte pa shenja jete.

Në vend-ngjarje janë ftuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së. Ata, pas një kërkimi, kanë arritur që rreth orës 17:10 ta gjejnë edhe trupin tjetër, i cili po ashtu bazuar në konstatimet e ekipeve mjekësore që ishin në vend-ngjarje ishte pa shenja jete. Në vend të ngjarjes ka dal prokurori dhe kryetari i Komunës së Obiliqit.

Njësitet relevante policore, përfshirë hetues policorë dhe krim-teknika, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Bazuar në vendimin e prokurorit, dy trupat e pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti iniciohet si ‘hetim mbi vdekjen’. Rasti do të kompletohet nga hetuesit policorë me deklarata, dëshmi relevante dhe raportin nga IML-ja.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI