Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Konfirmohet rasti i dytë me Covid, Bashkia e Durrësit mbyll dyert për qytetarët

Lapsi.al 15 June 2020
Konfirmohet rasti i dytë me Covid, Bashkia e Durrësit mbyll dyert

Konfirmohet rasti i dytë pozitiv me COVID 19 në Bashkinë e Durrësit. Punonjësi që ka rezultuar sot pozitiv është rast kontakti me rastin e parë (i konfirmuar para disa ditësh).

Po ashtu rezulton se në karantinë ndodhen të gjithë punonjësit që kanë pasur kontakt me të prekurit, në pritje edhe të përgjigjes së tamponit.

Zëdhënësi i Bashkisë së Durrësit, Dorjan Agolli deklaroi se edhe ai ishte në karantinë 14 ditore.

Në godinën e bashkisë nuk janë lejuar qytetarët. Pritet që të bëhet dezinfektimi i saj e më pas të rikthehet shërbimi.

Të këshilluara

Fatmira Hajdari del para Vettingut

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, e njohur ndryshe si gruaja e të ndjerit Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari ka dalë sot para Vettin...

10:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI