Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dalin FOTOT/ Rumuni futi ilegalisht shqiptarët në Britani brenda në një "arkivol"

Lapsi.al 15 June 2020
Dalin FOTOT/ Rumuni futi ilegalisht shqiptarët në Britani brenda

Një 20-vjeçar rumun është dënuar me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin e dy shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. "Daily Mail" shkruan se i kishte fshehur ata nën dyshemenë e kamionit.

Rumuni u ndalua nga oficerët e forcave kufitare në hyrje të Dover rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt. Zv.drejtori i Forcave Kufitare, Martin Coates tha se emigrantët ishin mbërthyer në zgavër të ngjashme me një arkivol.

“U desh oficerëve më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat dhe për të hapur kapakët. Për fat të mirë njerëzit ishin në gjendje të mirë shëndetësore” - tha ai. ©LAPSI.al

Border Force officials found the boards of the flatbed truck had been bolted down to hide a compartment underneath where two Albanian men were 'effectively trapped'

The two Albanian men, who were found in the 'coffin like hideaway' were passed on to immigration authorities

Stefan-Gabriel Bucur, 20, was jailed for 30 months on Friday after admitting to facilitating illegal entry into the UK

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI