Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Nga data 3 apo në datën 10 qershor do të fillojë kampionati": përgjegjësi mjekësor i Kombëtares e sheh ngërçin tek tamponet

Lapsi.al 27 May 2020
"Nga data 3 apo në datën 10 qershor do të fillojë

Kampionati mbetet pezull i një përgjigje që vonon të vijë nga autoritetet shëndetësore, duke e bërë gjithnjë e më të mundshme shtyrjen e datës 3 qershor, të kërkuar nga FSHF për rifillimin e futbollit. Por kjo pritje nuk e shqetëson mjekun e kombëtares Giancarlo Stesina, një nga ekspertët e grupit të punës për hartimin e protokollit, që vonesën e rifillimit të lojës në Shqipëri e sheh tek pamundësia për të bërë testet që vendet e tjera europiane, edhe pse më të goditura, janë duke i bërë me shumicë. E megjithatë kjo nuk i heq bindjen Stesinës se qershori do të jetë muaji i kthimit të futbollit.

Data 3 qershor mund të mos jetë kaq e sigurtë, por qershori, edhe sipas asaj që deklaron Stesina, do të jetë muaji që në Shqipëri të rifillojnë kampionatet, gjë që u artikulua edhe në takimin që FSHF bëri me drejtuesit e akademive të ndryshme të futbollit shqiptar, duke parashikuar startin e tyre në 14 qershor: “Situata shëndetësore në Shqipëri është shumë e mirë në krahasim me vendet e tjera - ka sqaruar italiani për RTSH-Sport -. E fakti që në vendet e tjera ka nisur kampionati e në Shqipëri jo është sepse Federata dhe shteti shqiptar po kërkojnë një datë që do ti bëjë dakord dhe të përshtatshme, mbi të gjitha sepse vende si Italia apo gjermani janë duke kryer shumë teste gjë që për parandalimin është shumë e rëndësishme, ndërsa për momentin në Shqipëri nuk mund të bëhet. Me siguri që nga java e ardhshme stërvitja do të futet në fazë të avancuar dhe me duke filluar nga data 3 apo në datën 10 qershor do të fillojë edhe kampionati”.

Në një fazë delicate, mjeku italian kuqezi, vlerëson stërvitjen e futbollistëve pas një inaktiviteti prej më shumë se dy muajsh. Rreziku i dëmtimeve është i madh, e provuar kjo edhe nga ajo që po ndodh në kampionatin gjerman, ndaj dhe sugjerimi është ajo e një ngarkesë graduale që të mos peshojë mbi muskujt dhe tendinat e futbollistëve: “Rreziku i dëmtimeve, sidomos atyre muskulare, pas një periudhë inaktivitetit të tillë të gjatë është shumë i lartë, mjafton të kesh parasysh dëmtimet që po ndodhin në kampionatin gjerman apo edhe në Itali me Ibrahimovic. Për këtë arsye, sidomos për shoqëritë që kanë filluar prej pak kohe stërvitjen, është e rëndësishme të bëhet një punë graduale, sidomos në aspektin e intensitetit që të mund të evitohen dëmtimet muskulare dhe problemet me tendinat, që do të vononin rikuperimin e lojtarëve dhe do të kompromentonin cuarjen në fund të sezonit” përfundoi Stesina.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI