Partia Demokratike vijon të ketë takime në lidhje me aksionin opozitar në përgjigje të shembjes së Teatrit Kombëtar.
Sot në orën 18:00 PD do të ketë një mbledhje të përbashkët e Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar.
Mbledhja do të ketë si fokus pikërisht aksionin opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar por edhe akuzave të tjera që PD ka artikuluar në vazhdimësi ndaj maxhorancës qeverisëse dhe kryeministrit Edi Rama.