Flash

Basha shpall para mediave vendimin e opozitës në përgjigje të shembjes së Teatrit

Lapsi.al 17 May 2020
Basha shpall para mediave vendimin e opozitës në përgjigje

Lulzim Basha mbajti një fjalë para mediave pas takimit me aleatët duke informuar për vendimet e opozitës pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Ai tha se opozita do të mbështesë protestat e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, qytetarëve dhe do të nisë organizimin e protestave mbarëpopullore.

Basha foli me pendesë për marrëveshjen e bërë si sot 3 vite më parë me Edi Ramën dhe tha se ai gabim nuk do të përsëritet më kurrë.

“…ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, institucionet e shqiptarëve, bukën e gojës së shqiptarëve, kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe. kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin, shkatërrimin e rendit kushtetues. E sotmja ështën jë tjetër aferë e radhës. Është gur i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet që vuan sot pamundësinë ekonomike të shkaktuar prej hajdutërisë së Edi Ramës.

Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën për një marrëveshje në të mirë të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi që u gabova. Garantoj që ky gabim nuk do përsëritet më kurrë. Opozita do të marrë të gjithë hapat demokratikë për largimin e kësaj të keqe që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë mbështetja e të gjitha protestave të aleancë, shoq civile dhe nisa e organizimit nga opozita të protestave qytetare dhe mbarë popullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunuan teatri u përgatit flijimi i lirive të të drejtave të qytetarëve." - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Policia e Shtetit: Nuk kemi ushtruar dhunë

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe akuzat për dhunë. Ndonëse pamjet e rënda po kritikohen nga faktorë të jashtëm e të bre...

13:01

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46