Flash

Rama flet për shembjen e Teatrit, 'aktorët e peticionit' i vijnë në ndihmë jo vullnetarisht kësaj rradhe

Lapsi.al 17 May 2020
Rama flet për shembjen e Teatrit, 'aktorët e peticionit' i

Edi Rama i është drejtuar me një mesazh regjisorit Edmond Budina, një prej zërave më të fortë në mbështetje të Teatrit Kombëtar dhe kundër shembjes së tij. Rama i shkruan se është në të drejtën e tij të mendojë ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, e disa emra të tjerë që janë shfaqur sa e sa herë në mbrojtje të shembjes së Teatrit Kombëtar. (lexo më poshtë) 

Lexo më tej: Peticioni i aktorëve/ Kushtet ndryshojnë, emrat të njejtët 

Rama thotë se Budina është në të drejtën e tij të mendojë njësoj si partitë e atyre që, sipas kryeministrit, s’kanë ngulur një gozhdë për artin, kulturën, teatrin e donin ta kthenin edhe Teatrin Kombëtar në zgjatim të politikës së tyre por se nuk i takon të shajë, fyejë e shpifë njësoj si ata e as nuk ka të drejtë t’i imponohet vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror.

Sa për partitë e opozitës, Rama thotë se ka lidhje autorësie me "punët e zeza për të cilat akuzohet, po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato parti që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!” 

“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare…

Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s’kanë ngulur një gozhdë për artin, kulturën, teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë, ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit..

Por ty nuk të takon të shash, fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t’i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s’janë art, shpifjet s’janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd…

Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni, po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!

Rama Twitter

Të këshilluara

Policia e Shtetit: Nuk kemi ushtruar dhunë

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe akuzat për dhunë. Ndonëse pamjet e rënda po kritikohen nga faktorë të jashtëm e të bre...

13:01

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI