Flash

Hipokrizi apo gafë PR-i? Ambasada Amerikane poston foto me lule (Reagimet e qytetarëve në komente)

Lapsi.al 17 May 2020
Hipokrizi apo gafë PR-i? Ambasada Amerikane poston foto me lule (Reagimet e

Kur ambasada britanike dhe ambasadori gjerman kanë reaguar zyrtarisht për shembjen e Teatrit Kombëtar gjatë natës, Ambasada Amerikane poston foto me lule.

Shembja e Teatrit/ Reagime nga ambasada britanike dhe gjermane 

Jo vetëm kaq, por fton qytetarët të postojnë në komente foto me lule. Ky postim i stonuar i një prej ambasadave më të rëndësishme në vend, vjen në një kohë kur një prej simboleve të vendit shembet në mënyrë të paprecedentë në një të shtunë duke gdhirë e dielë. Ndër vite shqiptarët kanë çuar sytë drejt ambasadës amerikane për drejtim dhe udhëzim në kohë të vështira. Në një ditë si kjo, kur edhe heshtja do të ishte e rëndë për përfaqësinë amerikane, ambasada nxjerr fotot e luleve.

(VIDEO+FOTO) Si u shemb në errësirë Teatri Kombëtar 

A është ky një gabim PR-i? Edhe sa orë do t'i duhen ambasadës ta korrigjojë këtë gabim? Prej 5 orësh postimi qëndron në faqen e Facebook-ut të ambasadës. Frustrimin ndaj këtij reagimi mund ta shihni në komentet e qytetarëve më poshtë. ©LAPSI.AL 

Postimi i Ambasadës Amerikane: 

Fotografia dhe dëshira për të shkrepur foto është rritur ndërmjet anëtarëve të komunitetit tonë të Këndeve Amerikane. Ajo është kthyer në një hobi për pjesën më të madhe të tyre gjatë këtyre kohëve kufizuese. Shihni disa foto të bukura që anëtarët e tij i kanë dërguar Këndit Amerikan në Kukës. Na thoni cila është foto juaj e preferuar dhe nëse edhe ju keni një foto që dëshironi ta ndani me ne, postojeni në hapësirën e komenteve mëposhtë. 

Të këshilluara

Policia e Shtetit: Nuk kemi ushtruar dhunë

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe akuzat për dhunë. Ndonëse pamjet e rënda po kritikohen nga faktorë të jashtëm e të bre...

13:01

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46