Flash

Presidenti Meta: Depozitova në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar!

Lapsi.al 14 May 2020
Presidenti Meta: Depozitova në Gjykatën Kushtetuese padinë

Në një konferencë për mediat, Ilir Meta njoftoi se ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Lexo më tej: 

Rreziku për shembjen/ Basha pret sot në takim Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit 

Presidenti i Republikës, u shpreh se vendimi për teatrin është anti-kushtetues.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më parë sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës Teatrin Kombëtar. Për fat të keq këshilli i ministrave që në pikën 1 shpreh vullnetin që bashkia të vijojë procedurën për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të godinave të reja. Shqiptarët rrezikojnë sot të humbasin një pasuri kombëtare, memoria jonë e përbashkët kolektive do të humbasë. 

Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Përmes togëfjalëshut ku citohet “ndërtimi i një godinë bashkëkohore” dhe se Bashkisë i ndalohet të ndryshojë qëllimin e ndërtimit, ne thelb edhe ky akt mbulohet nën argumentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qëndror te ai vendor dhe përmban të njejtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese. Qëndrova në pritje të reagimeve, por këto dy autoritete reaguan publikisht se qëndrim iështë i qartë se nuk tërhiqen për shembjen e godinës së re." - u shpreh Meta.

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Sot në përditësimin e MSH-së, u konfirmuan 18 raste të reja me Covid në vend. Shkon në 898 numri i personave të prekur me koronavirus. Rastet e reja ditët...

11:06

Raste të reja me Covid në Krujë e Berat

Raste të reja me Covid në Krujë, Fushë Krujë dhe Berat. Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujë...

10:01

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46