Flash

Këshilli Bashkiak merr nesër vendimin për shembjen e Teatrit, Aleanca në mbrojtje reagon ashpër

Lapsi.al 14 May 2020
Këshilli Bashkiak merr nesër vendimin për shembjen e Teatrit,

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e nesërme, ku në rend dite është edhe vendimi për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thekson se nesër nga një votim monist si i periudhës së diktaturës komuniste, pritet të marrin vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mes të tjerash, Aleanca njofton se sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat.

Mesazhi i Aleancës:

Të dashur artistë, qytetarë, mbështetës të palodhur të çështjes së Teatrit!

Anëtarët e këshillit bashkiak të bashkisë Tiranë kanë marrë këtë njoftim lidhur me mbledhjen e nesërme të këshillit në të cilën në mënyrë elektronike, nga rehatia e shtëpisë së tyre, këta qytetarë të cilët janë pjesë e këshillit jolegjitim sepse të dalë nga zgjedhje krejtësisht të kontestuara, që janë bojkotuar nga mbi 85% e votuesve, nga një votim monist si i periudhës së diktaturës komuniste, pritet të marrin vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sot në sheshin e Teatrit nuk janë lejuar të afrohen mediat. Kompania që manaxhon rojet private, Illyria Guardian, që është polici në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka marrë urdhër që t’i ndalojë ato të afrohen.

Vëmendja dhe angazhimi ynë nuk është kërkuar ndoshta asnjëherë më shumë më parë sesa në këto ditë.

#mbroteatrin

#nejemiteatri

#teatridoterroje

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Sot në përditësimin e MSH-së, u konfirmuan 18 raste të reja me Covid në vend. Shkon në 898 numri i personave të prekur me koronavirus. Rastet e reja ditët...

11:06

Raste të reja me Covid në Krujë e Berat

Raste të reja me Covid në Krujë, Fushë Krujë dhe Berat. Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujë...

10:01

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme temperaturat do të jenë të ngrohta duke variuar nga 8 deri në 33 gradë celsius. Vendi do të paraqitet në zonat perëndimore me vranësira të leht...

09:02

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI