Flash

Vrau gruan në Itali, shqiptari dënohet me 30 vite burg (Emrat)

Lapsi.al 14 May 2020
Vrau gruan në Itali, shqiptari dënohet me 30 vite burg (Emrat)

Gjykata e Apelit e Bolonjës dha dënimin me 30 vjet burg për shqiptarin Xhevdet Mehmeti, 58 vjeç, i cili goditi me thikë gruan e tij, Elsa Terziu.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e familjes në Viale Dante në Piacenza.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Valter Giovannini në aktakuzën e tij, kërkoi konfirmimin e dënimit të shkallës së parë duke iu referuar “tërbimit të veçantë për gruan e tij, e cila më shumë se një herë u kishte treguar fëmijëve frikën se mos vritej". 

Çifti shqiptar, prindër të dy fëmijëve kishte pasur probleme edhe më parë. Në momentin e ngjarjes, një nga fëmijët ishte në shtëpi duke lajmëruar policinë.

“Rreth orës 4 pasdite isha në shtëpi dhe dëgjoja vetëm ulërima", tha një nga fqinjët për krimin e rëndë të 27 majit të vitit 2018.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme temperaturat do të jenë të ngrohta duke variuar nga 8 deri në 33 gradë celsius. Vendi do të paraqitet në zonat perëndimore me vranësira të leht...

09:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46