Flash

Babai ngacmon seksualisht vajzën, flet nëna e 18-vjeçares: I varur nga alkooli e hashashi

Lapsi.al 13 May 2020
Babai ngacmon seksualisht vajzën, flet nëna e 18-vjeçares: I

Arrestohet një 37-vjeçar në Maliq të Korçës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Shtetasi i arrestuar me iniciale R. M., 37 vjeç, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 18-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale "Ngacmimi seksual", me vajzën e tij 18-vjeçare” – njofton policia.

Ndërkohë, për ngjarjen në fjalë ka folur edhe nëna e 18-vjeçares.

“Vajza ka shkuar te babai i saj për ta takuar edhe unë nuk e  kam ndaluar. Atë natë babai i saj i ka ngacmuar seksualisht duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Vajza ka regjistruar të gjithë bisedën me babain e saj dhe ka kontaktuar me shoqen e ngushtë duke i treguar gjithçka. Ditën tjetër shkova në punë ku me ka marrë shoqja e vajzës në telefon edhe me ka treguar ngjarjen. Kam shkuar në shtëpi, edhe kam folur me vajzën, vajza në kushte të renda psikologjike më ka treguar të vërtetën. Vijoj të jem ligjërisht e martuar me Rodolf  Merolli dhe prej 1 viti jam larguar nga ai pasi prej vitesh jam dhunuar. Nuk e pranoj dot faktin se ai ka folur në atë mënyre edhe pse është u varur nga alkool dhe hashashi. Jam nëne me 3 fëmijë, me kushte tepër të vështira, punoj në një fasoneri ku të ardhurat janë të pakta, jetoj me qira edhe kërkoj ndihmë edhe nga shteti.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46