Flash

Krimi makabër në Skrapar, gjykata lë në burg 37-vjeçarin Hamza Çela (VIDEO)

Lapsi.al 13 May 2020
Krimi makabër në Skrapar, gjykata lë në burg

Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afërmit të tij Raman Çela në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Henës, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur sot me "togat e zeza" të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e sigurisë. Vrasësi 37-vjeçar Hamza Çela është transportuar drejt Gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias, për shkak të situatës pandemike nga virusi Covid-19.

Gjatë seancës që zgjati rreth 1-orë mësohet se, prokurori i çeshtjes Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg". Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37-vjeçarit që nuk është i pajisur me raport mjekësor ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psiqiatrik në Vlorë,e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Hënës. 77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela,që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarje,i kishte prerë atij kokën,damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë.

77-vjeçari Ramadan Çela,që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit,ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për tu marrë me tokat bujqësore dhe pemtarinë,por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga Hamzai dhe pasi ra në tokë u masakruar nga autori,derisa gjeti vdekjen nga gjakëderdhja. Autori që shititi me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes,në përpjekje për tu larguar nga fshati.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-13-at-15.16.16.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46