Flash

Përfundon pas debatesh të ashpra mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Lapsi.al 13 May 2020
Përfundon pas debatesh të ashpra mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore zgjati më shumë se 1 orë e gjysmë.

Të pranishmit kanë debatuar mbi çështjen për reformën zgjedhore. Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi mësohet se kanë debatuar ashpër me Damian Gjiknuri.

Lexo më tej: 

Tension në tryezën e Këshillit Politik, përplasja Vasili – Gjiknuri ndërpret mbledhjen

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri deklaroi se opozita nuk mund të gjejë sebepe për të ikur nga tavolina.

Çfarë thotë Damian Gjikuri 

Duhet t’ju jepet zgjidhje disa cështjeve. Duhet që të shohim një pjesë të kërkesave që ka propozuar opozita. Të gjitha cështjet prekin Kushtetutën e ndaj duhet konsensus. Ramë dakord për disa pika të rekomanduara nga ndërkombëtarët. Kemi lënë në fokus cështjen e administrimit, ku kemi pasur më shumë debate me opozitën.

Për Kolegjin Zgjedhor ka pasur ndarje më të madhe mes palëve. Ne duam depolitizim të sistemit zgjedhor. Nuk mund të përdoren deklarata publike si sebep për të ikur nga tavolina. Jemi mbledhur për të përcaktuar disa pika që rekomandim OSBE. Rama e ka thënë se do të ulej me zotin Basha për konsensus. Ekspertët do të vazhdojnë punën që nesër. Ne duam të gjejmë zgjidhje që të ketë kompromis. Palët duhet të shprehen për cështjet që janë në tavolinë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46