Flash

Reforma zgjedhore/ Rudina Hajdari shpërthen në akuza ndaj mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare

Lapsi.al 13 May 2020
Reforma zgjedhore/ Rudina Hajdari shpërthen në akuza ndaj

Deputetja Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në mbledhjen e Këshillin Politik, ka shpërthyer sot në akuza pas mbledhjes në lidhje me faktin se sipas saj palët kanë arritur një marrëveshje për të mos prekur sistemin.

Sipas Hajdarit, reformës zgjedhore i është bërë bisht dhe se palët sipas saj i shkelin syrin njër-tjetrit.

“Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet. E dini pse ndodh kjo?! Sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin. Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve.”, tha ajo.

Hahdari ftoi shqiptarët që të bashkohen për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

“Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci. Unë në Shqipëri erdha për të forcuar këto dy drejtime. U quajta tradhtare kur shpreha mendimin tim në Parlament. Këtë betejë do ta çoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta i kanë gjërat e tyre në rregull. Unë kam besimin që çdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor.”, -tha Hajdari.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46