Flash

Basha në Durrës: Qytetarët të goditur rëndë nga tërmeti e pandemia, Rama mban 10 oligarkët e tij

Lapsi.al 14 May 2020
Basha në Durrës: Qytetarët të goditur rëndë nga

Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetarët durrsakë, që sipas tij, po vuajnë akoma pasojat e tërmetit të nëntorit, dhe tashmë pandemia e ka thelluar edhe më shumë krizën ekonomike.

Sipas Bashës, janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria, ndërsa shton se rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore.

Mesazhi i Bashës: 

Në Durrësin që vuan ende pasojat e tërmetit të nëntorit, pandemia vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike. Në rrugë dhe dyqane, qytetarët që takova më shprehën shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.

Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që c. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi një nga burimet kryesore do shterrojë.

Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit.

Të këshilluara

Raste të reja me Covid në Krujë e Berat

Raste të reja me Covid në Krujë, Fushë Krujë dhe Berat. Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujë...

10:01

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme temperaturat do të jenë të ngrohta duke variuar nga 8 deri në 33 gradë celsius. Vendi do të paraqitet në zonat perëndimore me vranësira të leht...

09:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46