Flash

Lirimi nga akuza për falsifikim formularësh/ Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Bashën

Lapsi.al 14 May 2020
Lirimi nga akuza për falsifikim formularësh/ Apeli lë në

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD sa i përket lobimit në SHBA.

Tashmë Basha është shpallur i pafajshëm për herë të dytë .

Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re ndërkohë që Basha nga Prokuroria e Shkallës së Parë akuzohej për falsifikim formularësh bashkë me Arben Ristanin dhe Dervishin.

Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi këtë akuzë duke shpallur të pafajshëm liderin e PD, të njëjtën gjë bën dhe Apeli me 3-shen gjykuese të drejtuar nga Shpresa Becaj.

Prokuroria ankimoi vendimin e Shkallës së Parë duke vijuar akuzën për falsifikim formularësh nga Basha pasi dyshohej se kishte fshehur dy pagesa të kryera në SHBA për lobim, dhe madje edhe një  lidhje me Nik Muzin por nuk u gjetën prova prandaj dhe akuzat ranë.

 

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Sot në përditësimin e MSH-së, u konfirmuan 18 raste të reja me Covid në vend. Shkon në 898 numri i personave të prekur me koronavirus. Rastet e reja ditët...

11:06

Raste të reja me Covid në Krujë e Berat

Raste të reja me Covid në Krujë, Fushë Krujë dhe Berat. Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujë...

10:01

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI