Flash

Vrasja mafioze e dy vëllezërve në Durrës, gjykata lë në burg autorët

Lapsi.al 2 May 2020
Vrasja mafioze e dy vëllezërve në Durrës, gjykata lë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicale K.A, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ezektutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhillua nën masa të rrepta sigurie.

Mësohet se gjatë seancës Prokuroria kërki masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicialet K.A, i cili ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë. Tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë zbardhën dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën Durrësin në harkun e 2 muajve, ngjarje këto që ndodhën për prishjen e pazareve të drogës.

Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e së enjtes nga Policia njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë pak momente më parë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku më pas janë nxjerrë edhe thikat. Nga konflikti...

19:54

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI