Flash

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 34-vjeçari nga Puka

Lapsi.al 2 May 2020
Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 34-vjeçari nga Puka

Një 34-vjeçar në qytetin e Pukës është vënë në pranga nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri.

Në momentin që ka parë policinë, ky shtetas ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet por është kapur gjatë ndjekjes.

34-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje.

''Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Bicaj lëvizte me armë, u organizua puna për identifkimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u evidentua shtetasi F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por eshtë kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë'', njofton policia.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip TT dhe municioni luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë pak momente më parë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku më pas janë nxjerrë edhe thikat. Nga konflikti...

19:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI