Flash

Covid-19/ Humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 1 May 2020
Covid-19/ Humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Itali

Nje tjetër shqiptar ka humbur jetën nga Covid-19 në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Hyso 45 vjeç, i cili ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e Chietit në rajonin e Abruzzo.

Bashkëshort e baba i 2 fëmijëve minorenë, ai jetonte prej 25 vitesh në Sulmona.

Hyso mësohet se vuante nga leucemia dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid 19.

Altin Hyso punonte si punëtor ndërtimi dhe ishte një person i repektueshëm në komunitetin shqiptar të Abruzzos. Dëshira e tij e fundit ishte të prehej në Shqipëri, gjë që nuk u realizua për shkak të koronavirusit, raporton Ora News.

Në rajonin e Abruzzo me rreth 1,3 milion banorë jetojnë rreth 12 mijë emigrantë shqiptarë.

Dy muaj nga përhapja e pandemisë në Itali, autoritetet shqiptare dhe italiane ende nuk kanë zbardhur të dhëna zyrtare mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë humbur jetën apo janë infektuar me Covid-19.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë pak momente më parë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku më pas janë nxjerrë edhe thikat. Nga konflikti...

19:54

Tërmet i fortë në Peshkopi

Një tërmet me magnitudë 3.4 ka rënë para pak minutash në Maqedoni 9 kilometra lart qytetit të Peshkopisë. Sipas EMSC ka qenë në një thellësi prej 2 kilometrash ...

18:40

488 të shëruar nga Covid-19 në Shqipëri

Në vendin tonë janë 782 persona të infektuar nga koronavirusi, ku 488 prej tyre tashmë janë shëruar “Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar p...

16:54

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI