Flash

Pranga për shqiptarin dhe grekun, qeni zbulon drogën në banesë

Lapsi.al 1 May 2020
Pranga për shqiptarin dhe grekun, qeni zbulon drogën në

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia helene me akuzën e trafikut të drogës. Operacioni për arrestimin e dy personave u zhvillua në Chalikda, ndërsa aktiviteti i tyre shtrihej në gjithë zonën e Euboea.

Lënda narkotike u zbulua në shtëpinë e tyre nga qeni antidrogë dhe ishte e fshehur në 15 enë të ndryshme me peshë totale një kilogramë dhe 155 gram, të cilat u konfiskuan.

Po ashtu policia i gjeti edhe një shumë prej 4185 euro, që mendohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

45-vjeçari grek dhe 23-vjeçari shqiptar u vunë në pranga dhe ndaj tyre u ngrit akuza e trafikut të drogës. Dosjet e tyre u dërguan Prokurorinë e Shkollës së Parë në Chalkida.

Të këshilluara

488 të shëruar nga Covid-19 në Shqipëri

Në vendin tonë janë 782 persona të infektuar nga koronavirusi, ku 488 prej tyre tashmë janë shëruar “Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar p...

16:54

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI