Flash

Albin Kurti mbetet Kryeministër i Kosovës, reagon Thaçi: Do respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 1 May 2020
Albin Kurti mbetet Kryeministër i Kosovës, reagon Thaçi: Do

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi deri më 29 maj, dekretin e tij për emërimin e Avdulla Hotit kryeministër.

Ai tha se si president i Kosovës do ta respektojë këtë vendim dhe i ftoi të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës.

''Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH''

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë pak momente më parë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku më pas janë nxjerrë edhe thikat. Nga konflikti...

19:54

Tërmet i fortë në Peshkopi

Një tërmet me magnitudë 3.4 ka rënë para pak minutash në Maqedoni 9 kilometra lart qytetit të Peshkopisë. Sipas EMSC ka qenë në një thellësi prej 2 kilometrash ...

18:40

488 të shëruar nga Covid-19 në Shqipëri

Në vendin tonë janë 782 persona të infektuar nga koronavirusi, ku 488 prej tyre tashmë janë shëruar “Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar p...

16:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI