Flash

Organizata zvicerane PEC: Të paktën 55 gazetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 23 shtete

Lapsi.al 1 May 2020
Organizata zvicerane PEC: Të paktën 55 gazetarë kanë humbur

Dhjetëra gazetarë kanë vdekur në botë gjatë dy muajve të fundit për shkak të koronavirusit të ri, vlerësoi sot organizata zvicerane PEC (Press Emblem Campaign), duke kritikuar mbrojtjen e pamjaftueshme të punonjësve të medieve, të cilët mbulojnë situatën e pandemisë.

Pak ditë para Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, të dielën më 3 maj, kjo organizatë joqeveritare paralajmëron se shumë gazetarë po rrezikojnë veten duke punuar për të mbulojnë krizën e COVID-19, madje disa edhe janë infektuar.

Në një njoftim për shtyp, OJQ-ja me qendër në Gjenevë, militante e mbrojtjes së gazetarëve, tha se që nga 1 marsi, ajo kishte identifikuar vdekjen nga koronavirusi të 55 gazetarëve në 23 vende.

Ajo sqaroi, gjithashtu, se shkaku profesional i disa prej këtyre vdekjeve jo gjithmonë përcaktohet.

“Gazetarët janë në rrezik të konsiderueshëm në këtë krizë, sepse ata duhet të vazhdojnë të informojnë, duke shkuar në spitale, duke intervistuar mjekë, infermierë, politikanë, specialistë, shkencëtarë, pacientë”, tha PEC.

“Në vende të ndryshme nuk u zbatuan masat e nevojshme mbrojtëse, distancimi, mbajtja e maskave, masat higjienike, karantina, veçanërisht në fillim të epidemisë”, vazhdoi ajo.

Sipas llogaritjeve të kësaj organizate, Ekuadori rezulton vendi më i prekur, me të paktën nëntë gazetarë të vdekur për shkak të virusit, i ndjekur nga SHBA-ja me tetë, Brazili me katër, pastaj Britania e Madhe dhe Spanja me nga tre.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë pak momente më parë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku më pas janë nxjerrë edhe thikat. Nga konflikti...

19:54

Tërmet i fortë në Peshkopi

Një tërmet me magnitudë 3.4 ka rënë para pak minutash në Maqedoni 9 kilometra lart qytetit të Peshkopisë. Sipas EMSC ka qenë në një thellësi prej 2 kilometrash ...

18:40

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI