Flash

Mjeku shqiptar nxjerr grafitë e mushkërive: Virusi ka qarkulluar këtu që në janar

Lapsi.al 1 May 2020
Mjeku shqiptar nxjerr grafitë e mushkërive: Virusi ka qarkulluar

Mjeku Gëzim Xhepa ka publikuar për herë të parë imazhe të mushkërive të pacientëve, të cilët janë trajtuar në spitalin Infektiv që në muajin janar të këtij viti. Referuar dëmtimeve të mushkërive që paraqesin fotot, Xhepa shprehet se që në muajin janar, koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri. Sipas Xhepës, imazhet janë grafitë e realizuara nga mjeku imazherist Dr. Renato Osmenaj, i cili nxori gjithashtu i pari dëmet që Covid-19, shkaktonte në mushkëri.

“Ndonëse prej 6 javësh kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e coronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj departamentit të imazherisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë Janar – Shkurt 2020…!

Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj…, imazheristit që ishte i pari, që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!!

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të konsiderohet lagje e Milanos…!!! Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë seriozisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!!!

Faleminderit Dr. Renato…, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centarlizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127…, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik…!!!” – thotë mjeku.

Zyrtarisht koronavirusi u fut në Shqipëri më datë 9 mars, kur u shënua edhe rasti i parë, por teoritë e ndryshme nuk kanë munguar. Ashtu si Xhepa, ëdhe mjekë të tjerë, kanë deklaruar se virusimund të ketë hyrë në Shqipëri më herët, por thjesht nuk është identifikuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, plagosen dy gra

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur “Ura e Trashovicës”. Si pasoj...

20:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI