Flash

Plas në PS/ Balla i përgjigjet Bushatit: Mbajte një diskutim patetik si i Grida Dumës

Lapsi.al 30 April 2020
Plas në PS/ Balla i përgjigjet Bushatit: Mbajte një diskutim

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje deputetit të PS-së, Ditmir Bushati që nga foltorja e Kuvendit kundërshtoi marrëveshjen e qeverisë për Porto Romanon duke i dhënë më shumë favore publike koncesionarit provat. Sipas Bushatit kjo është e papranueshme pasi këtë shërbim e kryen edhe Porti i Durrësit. (LEXO KETU)

Por Balla iu përgjigj se kontrata e koncesionit është e miratuar 6 vite më parë me konsensus të Kuvendit dhe të qeverisë, ku Bushati ishte ministër.

“Sot Kuvendi po shqyrton shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi që edhe në atë kohë që u miratua ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga gjithë kuvendi dhe nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu.

Unë nuk kam qenë anëtar I qeverisë, kam qenë gjithmonë deputet dhe gjërat i shoh njëlloj. Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, që “i shoh gjërat mirë nga jashtë, por nuk më pëlqen nga brenda”.

Ndaj dua të sqaroj se kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin se kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat e ka nevojë të bëjë ndryshim kontrate, se gjoja në interes të njerëzve është për të bërë lajmin e ditës. Shtesa e kontratës në Porto Romano është domosdoshmëri për ta çliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët e ndryshëm” - tha Balla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Universitetet rinisin mësimin në qershor

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se sot është nxjerrë një urdhër sipas të cilit universitetet duhet të rinisin mësimin në auditorë gjatë muajit qershor. Ajo...

10:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI