Flash

Detaje të reja/ Kush është terroristi i ISIS nga Taxhikistani që fshihej në Tiranë

Lapsi.al 30 April 2020
Detaje të reja/ Kush është terroristi i ISIS nga Taxhikistani

Policia e shtetit njoftoi arrestimin e një 24-vjeçari nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e organizatës terroriste të ISIS. Ai është vënë në pranga në Tiranë pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti më 21 prill 2020.

Mësohet taxhikistanasi i arrestuar është Komron Zukhurov. 24- vjeç ka mbërritur nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri më 17 shkurt të këtij viti. Burimet thanë se ai është arrestuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë kësaj kohe ai kishte jetuar në një familje taxhakistaneze në Tiranë. Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Prokurori i Përgjithshëm i Taxhikistanit ka akuzuar Komron Zukhurov si anëtar të artisë së Rilindjes Islamike të Taxhikistanit (IRPT), forcë politike në opozitë e konsideruar si organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Europian. Anëtarë të tjerë të të njëjtës organizatë janë përjashtuar nga territori i BE me të njëjtën akuzë.

Në datë 15 Prill datë kur Gjermania goditi celulën, autoritetet në Berlin theksonin se njëri nga anëtarët e grupit terrorist, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40 mijë dollarë për të kryer një sulm në Shqipëri. Autoritetet gjermane thanë se terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Universitetet rinisin mësimin në qershor

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se sot është nxjerrë një urdhër sipas të cilit universitetet duhet të rinisin mësimin në auditorë gjatë muajit qershor. Ajo...

10:07

E enjte/ Si do të jetë moti ditën e sotme

Territori shqipëtar mbetet nën ndikimin e vranësirave, të cilat do të sjellin reshje në zonat malore. Por parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra me kthj...

00:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI