Flash

Dënohet deputeti zviceran që përshëndeti vrasjen e një shqiptari

Lapsi.al 30 April 2020
Dënohet deputeti zviceran që përshëndeti vrasjen e një

Deputeti nacionalist i SVP/UDC nga Kantoni i Valisit, Jean-Luc Addor është shpallur fajtor për diskriminim racor në një proces apelimi nga gjykata kantonale në shkallë të dytë. Ai është dënuar nga Gjykata Kantonale e Valisit me kusht, me gjobë prej 60 njësishë ditore nga 300 CHF, me provë dy vjeçare, shkruan srf.ch.

Arsyeja e aktakuzës ishte një vrasje në një xhami St. Gallen që kishte ndodhur në gusht të 2014, me ç`rast ishte vrarë një shqiptar 51-vjeçar. Addor më pas kishte shkruar në Twitter dhe në Facebook: “Ne duam më shumë!”.

Shkalla e parë e kishte bazuar gjykimin e saj në faktin se Ador si jurist, duhet të kishte parashikuar reagimet bazuar në përvojën e tij juridike dhe politike, transmeton albinfo.ch. Ndryshe nga avokati mbrojtës i tij, lexuesi mesatar nuk mund të shihte ndonjë ironi në deklaratat e tij, ka konstatuar gjykata.

Përkundrazi, Adori me këtë shënim të tijin kishte lënë përshtypjen se pjesëtarët e bashkësisë fetare islame ishin njerëz për të cilët jeta nuk kishte asnjë vlerë. Me mesazhin e tij diskriminues, politikani ka mbështetur ose madje ka theksuar më tutje një qëndrim armiqësor ndaj myslimanëve, thuhet në vendimin e Gjykatës së Qarkut.

Avokati mbrojtës, Marc Bonnant, apeloi, si në procesin e shkallës së parë, ashtu dhe në të dytin ka kërkuar lirim për klientin e tij.

Addor dëshiron ta çojë më tutje çështjen duke u ankuar në shkallën më të lartë të gjyqësisë, në Gjykatën Federale, përcjell albinfo.ch. Avokati 56-vjeçar është që nga dhjetori i vitit 2015 deputet në Parlamentin e Zvicrës ku përfaqëson partinë SVP/UDC të Valisit të poshtëm.

Të këshilluara

E enjte/ Si do të jetë moti ditën e sotme

Territori shqipëtar mbetet nën ndikimin e vranësirave, të cilat do të sjellin reshje në zonat malore. Por parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra me kthj...

00:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI