Flash

Pezullohet nxjerrja e naftës në Shqipëri, depozitat janë plot

Lapsi.al 30 April 2020
Pezullohet nxjerrja e naftës në Shqipëri, depozitat janë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku zbuloi se është ndërprerë puna në rafineritë e naftës së kompanisë “Albpetrol”. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku tha se depozitat e naftës së kësaj kompanie janë të mbushura, prandaj procesi i nxjerrjes është pezulluar.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një çështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol.

E gjendur në një situatë shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit” - tha Balluku.

Ministrja njoftoi edhe për situatën e riatdhesimeve duke sqaruar se deri tani në Shqipëri janë sjellë 2350 qytetarë, ndërsa deri në 5-6 maj ky numër pritet që të shkojë në 3200.

Të këshilluara

Universitetet rinisin mësimin në qershor

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se sot është nxjerrë një urdhër sipas të cilit universitetet duhet të rinisin mësimin në auditorë gjatë muajit qershor. Ajo...

10:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI