Flash

Historia e pedofilisë në Sarandë, kallëzohen penalisht 3 zyrtarë të policisë

Lapsi.al 30 April 2020
Historia e pedofilisë në Sarandë, kallëzohen penalisht 3

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka kallëzuar në Prokurori për “shpërdorim detyre” 3 efektivë të Policisë së Sarandës.

SHÇBA ka referuar në Prokurori, materialet për S.B me gradën Komisar i cili mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në komunitet në Sarandë, R.I me gradë n/komisar i cili mban detyrën e specialisti ndaj Dhunës në familje dhe të miturit në Sarandë, dhe inspektorin B.N.

Pas publikimit në media të rastit të abuzimit me të miturën 17 vjeçare, SHCBA ka zhvilluar hetimet për punonjësit e policisë Sarandë, duke i konkluduar me kallëzimin në prokurori për “Shpërdorim Detyre” të 3 policëve të Sarandës.

Njoftimi i SHCBA:

“Sarandë – SHÇBA referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, plagosen dy gra

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur “Ura e Trashovicës”. Si pasoj...

20:50

Universitetet rinisin mësimin në qershor

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se sot është nxjerrë një urdhër sipas të cilit universitetet duhet të rinisin mësimin në auditorë gjatë muajit qershor. Ajo...

10:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI