Flash

Zbulohet laborator droge në Fier, në pranga 2 persona

Lapsi.al 1 May 2020
Zbulohet laborator droge në Fier, në pranga 2 persona

Një laborator me 312 bimë kanabisi është zbuluar në Fier teksa janë arrestuar 2 autorët e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Një prej tyre kishte përshtatur banesën e tij për kultivimin e kanabisit teksa janë shpallur në kërkim dy bashkëpuntorët, një prej tyre nga Kosova.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 3 elektricistë pasi kishin kryer lidhje të paligjshme elekrike me laboratorin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Laboratori”, zhvilluar nga seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Fier.

Policia zbulon një laborator, i cili ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 autorë të dyshuar dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Procedohen penalisht 3 elektricistë për shpërdorim detyre.

Nga ana e Seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative, u finalizua operacioni antikanabis i koduar ”Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë A.K., 22 vjeç dhe Q.K., 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

U shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, plagosen dy gra

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur “Ura e Trashovicës”. Si pasoj...

20:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI