Flash

Përballimi i pandemisë, Basha: FMN nxori gënjeshtrën e shifrave të qeverisë

Lapsi.al 30 April 2020
Përballimi i pandemisë, Basha: FMN nxori gënjeshtrën e

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha se përditësimi i shifrave të realizuara nga ana e FMN, ka nxjerrë zbuluar gënjeshtrën e qeverisë shqiptare, lidhur me fondin e venë në dispozicion për përballimin e pandemisë. Sipas Bashës, që referoi Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion  më pak nga sa ka deklaruar.

“Dje ka nxjerrë FMN përditësimin e shifrave që tregon sa e madhe është gënjeshtra e shifrave. Në këtë studio kanë thënë që po shpenzojnë 5.6 përqind.  Sot FMN ka nxjerrë që është 0.8 përqind”, tha Basha.

Fevziu: Pa përfshirë garancinë sovrane?

Basha:  Pa përfshirë garancinë sovrane. Ajo është kot, le të dali të thotë, kush ka përfituar nga garancia.

E dini sa ka disbursuar deri më sot? 27 milionë euro.  Dhe 50 mijë persona të disbursuar,  çdo shqiptar e kupton që nuk është asnjë grimcë në oqeanin e halleve të shqiptarëve. Kanë kaluar 6 javë, xhepat janë boshatisur, aftësia blerëse ka rënë dhe aftësia për të marr borxh kanë rënë. Dy gjëra spikasin në këtë pandemi, propaganda dhe vjedhja. Kjo është e vetmja qeveri që edhe në kohë pandemie vjedh.

Të këshilluara

Aksident në Gramsh, plagosen dy gra

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit, te vendi i quajtur “Ura e Trashovicës”. Si pasoj...

20:50

Universitetet rinisin mësimin në qershor

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se sot është nxjerrë një urdhër sipas të cilit universitetet duhet të rinisin mësimin në auditorë gjatë muajit qershor. Ajo...

10:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI