Flash

Fatmira Hajdari largohet nga gjyqi për Lulzim Bashën

Lapsi.al 29 April 2020
Fatmira Hajdari largohet nga gjyqi për Lulzim Bashën

Gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk është më në krye të çështjes së Lulzim Bashës. Ditën e sotme është pranuar dorëheqja e Hajdarit. Me shortin e radhës, relatore e çështjes është Shpresa Beçaj, ndërsa pjesë e trupit gjykues janë edhe Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Fatmira Hajdari dha dorëheqjen më 23 prill.

“Nuk kam lidhje familjare, por për të mos pasur paragjykime largohem nga çështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit (Azem Hajdarit),” - u shpreh ajo.

Fatmira Hajdari, nëna e deputetes Rudina Hajdari u caktua si gjyqtare e çështjes në Gjykatën e Apelit për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të Partisë Demokratike, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Të tre akuzohen për “falsifikim të formularëve”, dosje të cilën Gjykata e Tiranës e pushoi për mungesë provash.

Më 13 janar gjyqtari Lazer Sallaku vendosi të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, por më 27 janar prokuroria e apeloi vendimin. Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas publikimit në media të një kontrate lobimi që PD ka paguar në SHBA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI